Në edicionin e 82-të Golden Globes 2025, Kylie Jenner ishte e veshur me një fustan të hollë Versace. Me shpinën e zbuluar, në ngjyrë të argjendtë dhe me detaje lulesh anash që e tregonin shumë elegant, fustani i Kylie Jenner nuk ishte i panjohur.






Pikërisht ky fustan që bëri të gjithë të kthenin kokën pas u vesh para 25 vitesh nga aktorja Elizabeth Hurley. Jo në të argjendtë, por në ngjyrë rozë Elizabeth Hurley zgjodhi të vishte version e këtij fustani në Ççmimet e 18-ta vjetore të modës amerikane CFDA, më 2 Qershor të vitit 1999 në New York.





Në atë kohë ai konsiderohej i guximshëm, e sot pas 25 vitesh ai u ka rezistuar ndryshimeve ndër dekada duke vazhduar të tërheqë vëmendje./tvklan.al