Pasi u shtynë dy herë për shkak të zjarreve në Kaliforninë e Jugut, nga Beverly Hills komedianet Bowen Yang dhe Rchel Sennot, zyrtarizuan nominimet për çmimet më prestigjoze në kinematografi, Oscars 2025. Në 23 kategori janë përzgjedhur në shortlist prodhimet më të mira për edicionin e 97 të Oscars.
Favoritët e kanë shtruar rrugën, “The Brutalist” ,“Convlave” , “Emila Perez” dhe “Wicked” janë të gjithë fitues të çmimeve Golden Globes, dhe janë ato që kanë shanse për të fituar çmime në disa kategori.
Ata që kanë edhe më shumë nominime janë “The brutalist” me regji të Brady Corbet, kandidon në 10 kategori, për regjinë dhe aktorët më të mirë kryesorë, skenarin, figurën më të mire, etj, ndërsa “Emilia Perez” në 8 kategori.
Ceremonia e “Oscars” do të mbahet në fillim të Marsit, në “Dobly Theater” në Los Anxheles, dhe do të moderohet nga komediani dhe prezantuesi Conan O’Brien.
Tv Klan