Me një fustan Louis Vuitton ngjyrë të kuqe të ndezuar, aktorja amerikane Emma Stone tërhoqi jo pak vëmendje në edicionin e 82-të Golden Globes. Kjo ceremoni madhështore bëri bashkë shumë yjet të botës së Hoywood-it.
Në tapetin e kuqe dhe para dritave të aparateve fotografike disa zgjodhën të debutonin pamjen e tyre joshëse, fustanet, kostumet elegante apo bizhuteritë plot shkëlqim, kurse disa të tjerë ndryshimet e guximshme në “look”.
Një prej tyre ishte dhe Emma Stone. Ylli amerikan debutoi në eventin madhështor prerjen e re të flokëve. Stone ndryshoi flokët e saj nga ngjyrë gështenjë në ngjyrë çokollatë, të prera shkurt dhe të “shoqëruara” me baluke.





Për pamjen e saj përgjigjes stilisti i njohur, që Stone për vite me radhë i ka besuar paraqitjen e saj, Mara Roszak.
Ylli 36-vjeçar i “Poor Things” i preu flokët për një rol të ardhshëm në filmin e Yorgos Lanthimos, “Bugonia”, por kishte mbajtur paruke dhe kapele në të gjitha daljet e saj, për të mos prishur “surprizën”./tvklan.al