Në 4 muajt e parë të këtij viti, 28 persona kanë humbur jetën nga 24 vrasje të kryera. Rritja e kriminalitetit në vend konfirmohet edhe në të dhënat e fundit të INSTAT, sipas të cilës viti 2018 shënoi rritje me 0,4 % më shumë, krahasuar me vitin 2017.

Për juristët që përballen çdo ditë me autorët dhe viktimat, shumica e veprave penale janë vrasje dhe ato për pastrim parash.

“60-70 % e veprave penale janë vrasje, pastrim parash, ato për zonën e influencës për lëndë narkotike. Shumë problem mbeten edhe vrasjet pa autorë, të cilat kryhen kryhesisht nga vrasësit me pagesë”,

thotë avokati Astrit Prendi.

Për sociologët, rritja e kriminalitetit është një këmbanë alarmi për shoqërinë.

“Është një alarm për shoqërinë që po rrezikon jetën e qytetarëve. Duhet të merren masa edukuese dhe masa shtrënguese nga shteti”

, shprehet sociologu Gëzim Tushi.

Vrasjet e kryera këtë vit janë më shumë për larje hesapesh të tipit mafioz, por edhe ato brenda familjes. Sipas raportit vjetor të INSTAT, vetëm gjatë vitit të kaluar rreth 40 mijë autorë janë përfshirë në vepra penale.

Tv Klan