Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Pejës mbrëmjen kësaj të mërkure. 3 persona, anëtarë të së njëjtës familjeje janë plagosur me armë gjatë një përleshjeje.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si autori ka nxjerrë pistoletën dhe ka hapur zjarr ndaj një personi dhe dy djemve të tij dhe më pas është larguar.
Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë në spital. Policia tha se ka nisur një operacion për kapjen e autorit.
Tv Klan