258 pacientë të shtruar, 19 në terapi intensive
Numri i të infektuarve nga koronavirusi vazhdon të jetë në rritje në vendin tonë. Të enjten është shënuar një tjetër rekord me 302 persona të prekur nga Covid-19 pas 1405 testime të kryera.
Kryeqyteti rezulton të jetë vatra më e nxehtë e përhapjes së virusit me 173 të prekur në 24 orët e fundit, i ndjekur nga Lushnja, Fieri dhe Gjirokastra.
Dy qytetarë nga Tirana dhe një nga Mirdita e kanë humbur betejën me koronavirusin duke e çuar në 465 numrin total të vdekjeve prej fillimit të pandemisë. Edhe situata në të dyja spitalit Covid paraqitet e rënduar.
Sipas autoriteteve shëndetësore aktualisht po marrin trajtim 258 pacientë, nga të cilët 19 në terapi intensive dhe 6 të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 54 persona, duke e çuar në total 10395 numrin e të shëruarve në të gjithë vendin prej fillimit të pandemisë.
Tv Klan