Paraqitet më e qetë situata e zjarreve në vend. Sipas raportit të ministrisë së Mbrojtjes në të gjithë territorin janë vetëm 3 vatra aktive.
Situata është më problematike në Gjirokastër ku është aktivizuar vatra në malin e Gjerë. Forca të shumta zjarrfikëse janë në terren ndihmuar edhe nga forcat e ushtrisë
Flakët janë aktive edhe në Delvinë në manastirin e fshatit Kakodhiq. Megjithatë situata nuk është problematike dhe nuk rrezikojnë banesa. Ndërkohë një vatër aktive ka edhe në liqenet e Lurës në Dibër.
Situata u paraqit serioze pasditen e së enjtes. Në Dropull një vatër zjarri rrezikoi banesa e biznese ndërsa u evakuuan banorë në fshatin Terihat. Lëvizja e mjeteve u bllokuar përkohësisht në autostradën Gjirokastër Kakavijë. U desh ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve
Situata e zjarreve ka qenë e renduar gjatë kësaj jave veçanërisht në bashkitë Dropull e Finiq. Në aksion u përfshinë forca të shumta ndërsa në ndihmë erdhën edhe dy avion Canader nga Greqia.
Klan News