Tre vite më parë në një aksident me motor humbën jetën dy të rinj, Ergi Dine dhe miku i tij Kejdi Halili.
Në një postim të bërë në Instagram, motra e tij , këngëtarja Barbana Dini, e ka kujtuar me mall dhe dhimbje.
“3 vite pa ty o gjysma shpirtit! 3 vite e humbur,3 vite duke gënjyer veten çdo ditë… Si mundesh të jetosh TI vetëm nëpër kujtime?!”, shkruan Barbana.
Egi ishte i njohur për publikun si një artist i ri me një zë brilant, i cili u shpall fitues në edicionin e tretë të “X Factor Albania”. /Tvklan.al