Zbulimi i fundit i NASA-s ka lënë gojëhapur edhe vetë shkencëtarët. Një strukturë e ndërtuar nga dora e njeriut rreth 30 metra poshtë sipërfaqes së akullit në ishullin Greenland, i cili ndodhet në pjesën veriore të kontinentit amerikan. Përmes teknologjisë së avancuar të radarëve është zbuluar baza ushtarake e quajtur “Camp Century”, pjesë e një projekti sekret të amerikanëve gjatë Luftës së Ftohtë. Ndërtimi i saj ka nisur në vitin 1959 dhe synonte një lloj mbrojtjeje në rast sulmi bërthamor nga ana e Bashkimit Sovjetik (Rusia sot).
“Camp Century “ ka në përbërje një rrjet tunelesh rreth 4828 km dhe është krijuar me qëllimin që të shërbente si pikë strategjike gjatë konfliktit. Në kuadër të operacionit ushtarak u ndërtuan gjithsej 21 tunele, një dyqan, një kishë e vogël dhe disa objekte të tjera. Thuhet se për të kanë punuar mbi 200 persona, përfshirë dhe inxhinerët më në zë të asaj kohe në SHBA.
Amerikanët e mbajtën të fshehtë qëllimin e ndërtimit të kësaj baze duke i thënë qeverisë daneze asokohe se po kryenin kërkime shkencore. Kjo sepse ishulli Greenland është territor autonom i Danimarkës. Motivet e vërteta u ekspozuan për herë të parë në vitin 1997…
imo Project Iceworm was too shallow and Camp Century was located too near the coast pic.twitter.com/ND18DkZezf
— Project Atlantis (@atlantis2point0) November 26, 2024
Sipas ekspertëve, kjo bazë u ‘braktis’ në vitin 1967. Me kalimin e viteve mbi të u akumulua borë e akull, duke krijuar shtresën e 30 metrave.
Shkenca thotë se përpos vlerës historike, ky zbulim shërben për të kuptuar më mirë fenomenin e ndryshimit të shpejtë klimatik. Por nga ana tjetër, kjo bazë përbën rrezik për mjedisin me armët, lëndën djegëse e shumë objekte të tjera të groposura në tokë.
/tvklan.al