Një sulm izraelit në një bllok apartamentesh në jug të Bejrutit ka shkaktuar 30 viktima. Sipas agjensisë së Mbrojtjes Civile në Liban, sulmi i së martës shkatërroi njërën anë të ndërtesës katërkatëshe që strehonte persona të zhvendosur në qytetin bregdetar të Barjas teksa shkaktoi edhe një zjarr.

Ndërkohë ushtria izraelite tha se goditi “infrastrukturën terroriste” që i përkiste grupit të armatosur të Hezbollah.

Gjithashtu të mërkurën, u raportuan sulme të reja ajrore në qytetin jugor të Nabatieh dhe periferitë jugore të Bejrutit. Këto erdhën disa orë pasi ushtria izraelite urdhëroi banorët të evakuonin zonat përreth disa ndërtesave, duke i paralajmëruar ata se do të vepronin kundër “objekteve dhe interesave të lidhura me Hezbollahun”.

Ushtria izraelite tha se Hezbollahu hodhi rreth 120 raketa në veri dhe qendër të Izraelit të mërkurën teksa nuk pati raportime për të lënduar./tvklan.al