Në interpelancën e zhvilluar mes deputetit Ervin Salianji dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ky i fundit foli për vetting-un në Policinë e Shtetit.
Sipas Ballës, vetting-u në radhët e policisë është një proces i vazhdueshëm që analizon pjesën drejtuese të forcave blu. Ai theksoi se në 3 muaj janë nxjerrë 33 vendime, prej të cilave 19 ‘konfirmime në detyrë’.
“Kisha menduar që do vinit më të përgatitur në këtë interpelancë, por në fund akti më i rëndë për ju krimnial kishte mbetur një gozhdë. Sa i përket vetting-ut thatë se procesi ka ngecur, mos harroni që ligji ka përcaktuar kalimin në proces vetting-u vetëm të pjesës drejtuese të Policisë, një trupë prej 300 vetash. Kemin 33 vendime nga të cilat 19 janë konfirmim detyre, 3 muaj, 33 vendime nuk është pak. Është proces që ecën, nuk është si procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë. Kushdo që hyn në këtë 300-she duhet të jetë në proces vetting-u dhe këtë e bën AMP. Procesi i vetëpastrimit është jetik. Sa i përket aplikacioneve që përmendët mund t’ju jap raportin e Europol, asnjë polici në Europë nuk ka rezultuar imune ndaj krimit dhe lidhjes me policinë”, deklaroi ministri nga foltorja e Kuvendit./tvklan.al