1.8 miliardë të rritur apo e thënë ndryshe 31% e popullsisë adulte nuk po ushtron mjaftueshëm aktivitet fizik duke rritur riskun për të patur probleme shëndetëosre si ato kardiovaksulare, diabetin e tipit 2 dhe disa lloj tumoresh.
Është ky shqetësimi që ngre Organizata Botërore e Shëndetësisë. Specialistët e ISHP vlerësojnë se edhe Shqipëria është në të njëjtin trend, duke sjellë rritjen e sëmundshmërisë në popullatë.
“Mungesa e aktivitetit fizik rezulton se është në 6 % të rasteve si shkaktar të sëmundshmërisë kardivaskulare, infarktit dhe enëve të gjakut. Në 7 % të të sëmurëve me diabet dhe mungesa e aktivietit fizik është më e madhe tek të sëmurët me kancer, veçanërisht tek kanceri i gjirit dhe atij kolorektal me 10 %”, thotë specialisti i ISHP, Naun Sunani.
Aktiviteti fizik, thonë specialistët, ndikon si në parandalimin e sëmundjes edhe në ecurinë e saj.
Pasi sipas OBSH, 30-50% e rasteve me kancer mund të parandalohen nëpërmjet ndryshimit të stilit të jetesës si dhe aktivitetit fizik.
“Theksi duhet vënë tek parandalimi dhe gjatë sëmundjes është e rëndësishme. Duhet të bëhen 30-40 minuta aktivitet fizik i moderuar çdo ditë”.
Nivelet e inaktivitetit fizik parashikohen të rriten në 35 % deri në vitin 2030.
Tv Klan