Duke nisur nga e e Hëna e 3 Marsit, 730 430 pensionistë do të tërheqin Bonusin e Pranverës. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale Kryeministri Rama, i cili përmes një njoftimi thotë se së bashku me pensionin mujor tërheqja e këtij bonusi do të bëhet pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe banke të nivelit të dytë.
Të gjithë ata qytetarë që marrin më pak se 20 mijë lekë të reja pension në muaj do të përfitojnë një bonus prej 10 mijë lekësh të reja. Kjo masë e qeverisë prek 511 mijë pensionistë në mbarë vendin.
Ndërsa të moshuarit që marrin një pension mbi 20 mijë lekë të reja në muaj do të përfitojnë një bonus prej 5 mijë lekësh të reja. Afati i tërheqjes së Bonusit të Pranverës është deri më 30 Shtator. Ky është bonusi i dytë pas atij të fundvitit që qeveria shpërndau për pensionistët.
Bonusi i Pranverës:
Përfitojnë 730,430 pensionistë
Qytetarët me pension më të ulët se 200 euro marrin 100 euro bonus
Qytetarët me pension mbi 200 euro marrin 50 euro bonus
Afati i tërheqjes është deri më 30 Shtator
Tv Klan