Autoritetet e El Salvadorit kanë sekuestruar 4.3 ton kokainë. Operacioni është zhvilluar në ditët e para të muajit Janar.
Prokurori i Përgjithshëm Rodolfo Delgado zbuloi detaje nga ky aksion antidrogë ku tha se kokaina e sekuestruar vlerësohej në mbi 100 milionë Dollarë.
“Ne kemi realizuar një operacion të madh në ujërat ndërkombëtare. Kjo është një goditje të rëndë për krimin e organizuar ku gjatë aksionit u arrit të sekuestrohej 4.3 ton kokainë me vlerë miliona Dollarë”, tha Delgato.
“El Salvadori është i vendosur të luftojë deri në fund trafikun e drogës,” u shpreh Delgado.
Në këtë operacion u arrestuan 9 persona, 8 prej të cilëve shtetas ekuadorianë dhe një shtetas kolumbian.
Gjithashtu u sekuestruan edhe anijet që po transportonin sasinë rekord të kokainës në ujërat e Oqeanit Paqësor.
Klan News