Interesi i vizitorëve për zonat e mbrojtura dhe për parqet kombëtare ka ardhur në rritje, si nga vizitorët vendas dhe të huaj. Në zonat e mbrojtura nga Janari në Tetor të vitit 2024 janë regjistruar 4.9 milionë vizitorë, ose 20% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shifrat janë bërë publike nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e cila shkruan se kjo është një provë e shtrirjes së turizmit gjatë gjithë vitit, diversifikimit dhe zhvillimit të ekoturizmit, teksa vetëm gjatë muajit Tetor janë shënuar 440 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura.

Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, 3,2 milionë vizita janë kryer nga qytetarë shqiptarë dhe 1,7 milionë nga vizitorë të huaj.

Parqet më të vizituara për muajin Tetor kanë qenë Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë me 78 mijë vizitorë, Parku Divjakë Karavasta me 29 mijë vizitorë dhe Parku Kombëtar Butrint me 17 mijë vizitorë.

Sipas të dhënave zyrtare viti 2024 shënojë rekord të ri të turistëve në vend, pasi për periudhën nga Janari në Tetor shënuan 10,4 milionë.

Klan News