Nga Janari deri në Nëntor të këtij viti Shqipërinë e kanë vizituar mbi 11 milionë shtetas të huaj sipas shifrave zyrtare të publikuara nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.
“Muaji i 11-të i vitit 2024 u mbyll me mbi 11 milionë vizitorë të huaj që kanë shijuar Shqipërinë në të gjitha shqisat, ndjesitë dhe përvojat e saj. Koincidencë e bukur kjo 11 me 11, nuk është 11 rrumbullak është diçka më shumë, mos më thoni si ka mundësi që është 11 milion, është 11 milionë e 40 për të qenë e saktë, ose rreth 16% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare për të njëjtën periudhë,” tha ministrja Kumbaro.
Të dhënat për sektorin e turizmit u diskutuan në Tiranë gjatë Konferencës se Turizmit të Qëndrueshëm, ku ne fokus ishin edhe mundësitë për strukturat hoteliere dhe turoperatorët që të certifikohen ndërkombëtarisht mbi standardet europiane.
Klan News