Jo vetëm bregdeti, historia dhe kulinaria e Shqipërisë tërheqin vëmendjen e vizitorëve të huaj, por edhe bukuritë natyrore dhe parqet kombëtare.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 5,5 milionë vizitorë kanë frekuentuar parqet tona natyrore e kombëtare gjatë vitit 2024, ose 1 milionë më shumë se gjatë vitit 2023.

Këto shifra dëshmojnë interesin e madh për ekoturizmin, sportet e natyrës si ecja në shtigje, rafting apo ngjitjet në mal, por edhe kuriozitetin për të njohur biodiversitetin e Shqipërisë.

Qarqet me rritjen më të lartë të vizitorëve ishte Qarku Shkodër me 1.3 milionë vizitorë, Qarku Korçë me 1 milionë, ndjekur më pas nga Qarku Durrës, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare mbi 11,7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023.

Përveç vendeve të Rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta e ka afruar më shumë vizitorë prej tyre.

Klan News