Katër kandidatët kryesorë për t’u bërë Kancelar i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, Olaf Scholz, Robert Habeck dhe Alice Weidel, dolën në një debat të drejtpërdrejtë televiziv.

Ata u përplasën për Ukrainën, me Friedrich Merz, kandidatin për Kancelar për Unionin Kristian Demokrat (CDU) të qendrës së djathtë, duke thënë se Gjermania nuk është “neutrale por në anën e Ukrainës”.

“Jo, ne nuk do të qëndrojmë neutral ndaj Ukrainës. Së bashku me Ukrainën, ne do të mbrojmë Evropën e sotme dhe do të bëjmë gjithçka për të siguruar që njerëz si ju të mos përcaktojnë politikat e saj”.

Alice Weidel, e zgjedhura e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), këmbënguli se “paqja dhe lufta do të vendosin për këto zgjedhje”.

Ajo tha se propozimi i Merz për të dërguar raketa të fuqishme Taurus në Ukrainë ishte një “provokim për Rusinë” dhe lavdëroi përpjekjet e Presidentit të SHBA Donald Trump për të çuar përpara negociatat e paqes.

Merz dhe Scholz kritikuan zëvendëspresidentin JD Vance për ndërhyrjen në politikën gjermane pas fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih. 

Një tjetër temë diskutimi ishte edhe ekonomia ku kandidati i Partisë Social Demokrate (SPD) Olaf Scholz inkurajoi investimet.

“Unë mendoj se ky debat ka treguar se SPD  duhet të vazhdojnë të kenë një mandat të dytë. Ka të bëjë me luftën dhe paqen, sigurinë në Evropë dhe financat e nevojshme dhe për ta arritur këtë duke të shkurtojmë pensionet, kujdesin shëndetësor apo infrastrukturën. Ne duhet të inkurajojmë investimet në Gjermani”.

Robert Habeck, ministri aktual i Ekonomisë i vendit, tha se ekonomia e varfër vjen si pasojë e mungesës së gazit të lirë rus dhe një treg në rënie të eksportit, ndërsa fajësoi Putinin për problemet e vendit.

Gjithashtu edhe migrimi ishte në qendër të debatit ku të katër kandidatët bënë thirrje për rregulla më të ashpra.

Kandidati konservator Merz i cili u shpall fitues i debatit u shpreh i hapur për bisedimet e koalicionit me Partinë Social Demokrate (SPD) të qendrës së majtë dhe të Gjelbërit, duke e hedhur poshtë partinë e ekstremit të djathtë AfD-në si partnerë të pavlefshëm.

Merz është në rrugën e duhur për t’u bërë udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i vendit me CDU që kryeson me 29% të votave, AfD është në vendin e dytë me 21%, Social Demokratët e qendrës së majtë të Kancelarit aktual Olaf Scholz (SPD) aktualisht janë në vendin e tretë me 15%, ndërsa Partia e Gjelbër e Zëvendëskancelarit Robert Habeck janë në vendin e katërt me 13%.

Klan News