Katër persona mbetën të plagosur në ishullin grek të Samos nga tërmeti i fuqishëm 7 ballë që goditi këtë ishull dhe qytetin e Izmirit në Turqi.

Sipas mediave greke, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, ndërsa 3 të tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga lëkundjet e forta sizmike pati dëme materiale në ndërtesa. Çatia e kishës u shemb dhe u rrëzua përtokë.

Ndërkohë, edhe uji i detit doli në breg për shkak të tërmetit. Autoritetet paralajmëruan banorët e ishullit për cunami. /tvklan.al