29 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, nga të cilat 19 janë shuar, ndërsa 10 të tjera janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes raporton se mbetet aktiv prej disa ditësh zjarri në fshatin Surroj në bashkinë Kukës.
Gjithashtu autoritetet raportojnë se 5 vatra zjarri janë aktive në qarkun e Shkodrës, ku flakët po djegin sipërfaqe me pyje, por pa rrezik për banesa.
Dy vatra aktive zjarri raportohen në Qarkun Lezhë. Konkretisht në fshatin Shëngjin, zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre, si dhe në fshatin Mal-Milot në bashkinë Kurbin. Dy zjarre janë aktive në Qarkun Vlorë, përkatësisht në fshatin Qesarat dhe Kopaçez.
Tv Klan