Asistentja personale e Kobe Bryant ka zbuluar vendimin tragjik që mori ylli i basketbollit përpara përplasjes së helikopterit ku humbi jetën sëbashku me vajzën. Cate Brady u ka thënë hetuesve se ditën e incidentit, Kobe kërkoi që të fluturonte 45 minuta më herët se fluturimi i planifikuar.

“Atë të diel e ndryshova orën e nisjes së helikopterit natën përpara sepse Kobe kishte vendosur që të shkonte të shikonte një ekip tjetër. Supozohej që nisja të bëhej në orë 9:45 të mëngjesit, por natën përpara e ndryshuam dhe e lamë në 9:00”, ka thënë ajo.

Fjalët e asistentes janë pjesë e një raporti 1700 faqësh. Helikopteri u përplas rreth orës 10:00 dhe shkak kryesor ishte moti i keq me mjegull të dendur. Por sipas mediave, 45 minuta më vonë, mjegulla kishte nisur të largohej dhe shikimi në zonë ishte përmirësuar.

Kobe Bryant humbi jetën sëbashku me vajzën e tij, Gianna, teksa udhëtonin në helikopter. Sëbashku me ta gjendeshin edhe 7 persona të tjerë, të cilët humbën gjithashtu jetën./tvklan.al