Një pajisje gjurmuese është gjetur në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi këtë javë. Policia dhe prokuroria është duke e hetuar rastin. Ky është vetëm një nga dhjetëra rastet e paraqitura të gazetarëve në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, për sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve.

Gjatë këtij viti janë regjistruar 45 sulme ndaj gazetarëve, duke e bërë këtë vit më të dhunshmin në historinë e mediave në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, Asociacioni i  Gazetarëve të Kosovës bënë thirrje që lëndët e gazetarëve të trajtohen me prioritet.

Në raportin e fundit të progresit për Kosovën të Komisionit Evropian thuhet se ka përceptim për përpjekje të qeverisë për të ushtruar kontroll në media.

Tv Klan