Sipas studimeve më të fundit stresi mendor te njerëzit dhe kryesisht te të rinjtë është gjithnjë edhe më shumë në rritje si pasojë e kushteve mjedisore dhe sociale në të cilat ata jetojnë.

Nëse bazohemi te këto mund të përmendim të shtënat me armë nëpër shkolla që kohët e fundit janë bërë më të shpeshta dhe deri te ndikimet nga fotot apo videot nga frontet e luftës veçanërisht në Gaza dhe Ukrainë, që qarkullojnë gjerësish në media apo rrjetet sociale.

Në krye të këtyre çështjeve të sipërpërmendura janë pengesat sociale, emocionale, arsimore, familjare dhe financiare që një pjesë e të rinjve përjetojnë. Tashmë nuk tingëllon më e çuditshme që këto dhe një sërë faktorësh të tjerë shtynë ekspertët që të shpallnin një gjendje të jashtëzakonshme ndërkombëtare të shëndetit mendor të të rinjve në vitin 2021.  

Për të menaxhuar stresin mendor ekspertët sugjerojnë jo vetëm për të rinjtë që fillojnë shkollën dhe janë në kolegje, por dhe për familjet e tyre pesë këshilla kryesore që do të jenë ndihmesë për kapërcimin e kësaj vështirësie.

Përballoni emocionet e përziera

Kthimi në kolegje mund të sjellë te të rinjtë ndjenjë të eksitimit apo të ankthit.

“Të jetosh në mënyrë të pavarur, të takosh njerëz të rinj dhe bësh miq janë disa nga pjesët më të mira të përvojës së kolegjit, por kërkon kohë dhe durim për t’u përshtatur me kolegjin dhe një rutinë të re ndryshe,” sugjeron ekspertja Nance Roy.

Një zëri ekspertët sugjerojnë vendosjen e një orari të përfshin kohën për të studiuar, për t;u çlodhur apo edhe për të krijuar lidhje të reja miqësore , pse jo dhe romantike. Në këtë “çorbë” emocionesh duhet që prindërit dhe fëmijët po ashtu të tregohen të kujdesshëm në menaxhimin e kohës për gjërat e duhura dhe njerëzit e duhur. Kalimi i kohës me njerëz që u bën të ndjeheni mirë ndikon në aspektin tuaj emocional dhe më pas në atë mendor.

Jini të vetëdijshëm për zhvillimin e marrëdhënieve

Me fillimin e shkollës apo qëndrimit në kolegje do të vini re që marrëdhënia me anëtarët e familjes dhe miqtë do të ndryshojë disi. “Duhet kohë dhe durim për të përshtatur kufijtë e rinj të marrëdhënieve tuaja. Studentët do të lundrojnë gjithnjë e më shumë në mënyrë të pavarur, ndërsa prindërit duhet t’i mbështesin ata në çdo hap,” tha ekspertja Roy.

Mendoni që keni aftësi për t’u përshtatur

Kalimi ose kthimi në një mjedis të ri jetese, shoqërore ose akademike mund të jetë sfiduese ndonjëherë, por patjetër që ju duhet të përpiqeni dhe të bindni vetes se mund të përballoni çdo situatë. Shpesh ajo që nevojitet më së shumti është një sistem mbështetës i kujdesshëm i dhembshur dhe kohë për të reflektuar në ulje-ngritjet e përditshmërisë tuaj.

“Sa për prindërit apo kujdestarët, është shumë e rëndësishme që ju të përshtateni me ankthet tuaja dhe të përpiqeni t’i mbani larg problemet tuaj nga fëmijët tuaj,” këshillon ekspertja.

Jepini rëndësinë e duhur kujdesit për veten

Pavarësisht se sa të zënë apo të lodhur mund të jeni, gjithmonë duhet që kujdesin për veten tuaj ta vendosni prioritet.  Kujdesi për veten nënkupton që të ushqeheni mirë, të ushtroni dhe të angazhoheni te praktikat e ndërgjegjësimit. Mbajeni veten të zënë me aktivitete fizike, ose në raste të thera të bëni një shëtitje dhe gjera të tjera që iu bëjnë të lumtur dhe iu relaksojnë po ashtu.

Njihuni me shërbimet e komunitetit tuaj

Zbuloni se cilat shërbime janë të disponueshme në komunitetin ku do të jetoni, duke përfshirë ndihmën financiare dhe mbështetjen akademike, eksesin, shërbimet shëndetësore etj.

“Nëse jeni në kolegj për herë të parë duhet me patjetër që të kontaktoni dhe të interesoheni pranë zyrës së shëndetit apo të këshillimit, për të krijuar një kamp kujdesi për veten tuaj,” përfundoi ekspertja Roy./tvklan.al