Sulmi ndaj Ukrainës me një raketë eksperimentale balistike hipersonike po konsiderohet nga Kremlini si një mesazh për Perëndimin. Moska do të përgjigjet ashpër ndaj çdo veprimi “të pamatur” perëndimor në mbështetje të Ukrainës, tha zëdhënësi Dmitry Peskov, një ditë pas fjalimit të presidentit Vladimir Putin.

Deklarata për konsum të brendshëm në Rusi në sfondin e vështirësive ekonomike dhe zhvlerësimit të mëtejshëm të rublës. Ndërsa futja në luftimet e trupave të Koresë së Veriut nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim në terren.

Rusia e goditi Ukrainën me raketën eksperimentale Oreshnik në përgjigje të autorimit që mori Kievi për të përdorur raketat Storm Shadoë dhe ATACMS thellë brenda territorit rus. Rusia ka vetëm disa copë raketash eksperimentale Oreshnik, që nuk ka hyrë asnjëherë në prodhim masiv.

“Mesazhi kryesor është se vendimet dhe veprimet e pamatura të vendeve perëndimore që prodhojnë raketa, ia japin ato Ukrainës dhe më pas marrin pjesë në sulmet e territorit rus nuk mund të mbeten pa një reagim nga pala ruse”, u tha Peskov gazetarëve.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të premten se të gjitha kokat e raketës kishin goditur objektivat e tyre dhe përshëndeti atë që tha se ishte përdorimi i parë i suksesshëm i një rakete balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi me koka luftarake konvencionale.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy deklaroi se përdorimi i raketës së re nga Rusia përbën “një përshkallëzim të qartë dhe të ashpër” dhe ka bërë thirrje për dënim të fortë në mbarë botën. Ndërkohë, Këshilli NATO- Ukrainë do të mblidhet javën e ardhshme në Bruksel pas sulmit të fundit të Rusisë.

Sipas ekspertëve të armëve, sulmi i Ukrainës me një raketë eksperimentale balistike tregon se bota është “në mes të një gare të re armatimesh”,

Alexander Graef, një studiues i lartë në Institutin për Kërkimin e Paqes dhe Politikën e Sigurisë në Universitetin e Hamburgut, thotë se duke përdorur raketën Oreshnik, Putini tregoi një “vijë të kuqe”.

“Mos shkoni më tej. Mos dërgoni më shumë armë të kategorive të ngjashme në Ukrainë dhe duke i lejuar ato të godasin territorin tonë. Pra, në thelb, unë mendoj se ai u përpoq të përshkallëzohej në një mënyrë për të ulur tensionin më pas.”

Graef shtoi se bota duhet të shqetësohet për këtë përshkallëzim, i cili vjen vetëm disa ditë pasi Moska njoftoi një ndryshim të doktrinës së saj bërthamore duke ulur pragun e përdorimit të armëve bërthamore.

Ai mendon se Perëndimi tani duhet “të ecë mbi një fije peri” midis mbështetjes së Ukrainës dhe “rrezikimit të një lufte potencialisht katastrofike midis NATO-s dhe Rusisë”.

Klan News