Dhimbja e kokës është një shqetësim i përgjithshëm shëndetësor që prek disa individë në mënyrë të vazhdueshme. Mund të jenë një sërë arsyesh që e shkaktojnë atë si: netët pa gjumë, anashkalimi i mëngjesit, presioni i punës ose ditët stresuese.
Shpeshherë mënyra e vetme për të larguar dhimbjen është përdorimi i qetësuesve. Por të përdorësh shumë qetësues mund të jetë e dëmshme për shëndetin në planin afatgjatë.
Një mënyrë tjetër e sigurt dhe efektive për të hequr qafe dhimbjen është të konsumoni ushqime që lehtësojnë dhimbjen e kokës.
Karbohidratet
Mungesa e karbohidrateve gjithashtu mund të çojë në një dhimbje koke. Kjo më së shumti ndodh tek njerëzit që ndjekin një dietë me pak karbohidrate. Marrja e ulët e karbohidrateve çon në shterimin e glikogjenit në trup, i cili është burimi kryesor i energjisë në tru. Kjo gjithashtu shkakton humbje të lëngjeve, duke shkaktuar dehidrim dhe më në fund çon në një dhimbje koke.
Marrja e karbohidrateve mund të qetësojë dhimbjen e kokës dhe madje edhe të përmirësojë gjendjen shpirtërore.
Xhinxher
Xhinxheri konsiderohet si mjaft efektiv në lehtësimin e disa problemeve shëndetësore. Ai lehtëson dhimbjen e kokës dhe migrenën.
Shalqiri
Një shkak kryesor i dhimbjes së kokës është dehidrimi. Pra, pirja e ujit mund të ndihmojë në qetësimin e gjendjes. Shalqiri përmban 92 përqind të ujit dhe mund të jetë një mundësi e mirë për të qëndruar të dehidratuar. Është i pasur me lëndë ushqyese si kalium dhe magnez dhe ka ndikim efektiv në lehtësimin e dhimbjes së kokës.
Spinaqi
Perimet jeshile si spinaqi dhe lakra jeshile përmbajnë një sasi të lartë të magnezit, një lëndë ushqyese që njihet për vetitë lehtësuese të dhimbjes së kokës. Studimet tregojnë se marrja e rregullt e magnezit mund të zvogëlojë sulmet e migrenës me 41.2 përqind.
Kosi
Ushshqimet e pasura me kalcium ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen e kokës. Mungesa e kalciumit ul aftësinë e trurit për të punuar në mënyrë efikase. Kosi konsiderohet si mjaft efektiv në largimin e dhimbjes së kokës. Gjithashtu është e mirë për shëndetin e zorrëve./tvklan.al