Nën hetim 175 të burgosur dhe familjarë të tyre
53 punonjës burgjesh janë proceduar penalisht përgjatë vitit të shkuar ndërsa pandemia ka ndikuar në uljen e numrit të veprave penale. Të dhëna u bënë publike nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, teksa evidentoi se ka patur dhe 175 raste të veprave penale të tjera të kryera nga të dënuarit dhe familjarët e tyre.
Sipas Ministres Gjonaj, gjatë 3 viteve të fundit janë proceduar penalisht dhe 24 drejtues të cilët kanë shkelur rregullat, si keqtrajtimi i të burgosurve apo transferimi i tyre nga njëri burg në tjetrin jashtë protokolleve të parashikuara.
Krahas të proceduarve nga shërbimi për kontrollin e brendshëm të burgjeve, këtë të martë SHÇBA arrestoi në Kukës dy punonjës policie për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Dy efektivët specialistë të menaxhimit të trafikut dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet dukë bërë fajtor të një aksidenti në aksin rrugor Tropojë-Lekbingaj, shoferin që ishte i pafajshëm.
Klan News