Një 58-vjeçar nga Peshkopia është vënë në pranga nga autoritetet pasi i ka hedhur ish-gruas acid në fytyrë. Kjo e fundit, ka pësuar dëmtime.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al