Mëngjesi i sotëm ka sjellë reshje dëbore edhe në qytetin e Peshkopisë. Temperaturat janë ulur në vlerat 0°Celsius. Në zonat malore mbi 700 metra, ka mbi 5 cm borë, ndërsa në qytet dëbora ende nuk ka vënë shtresë.


Siç raporton korrespondenti i Klan News, në bypassin e Murrizit dhe në aksin Peshkopi-Kukës dëbora ka shkuar në 5 cm, por nuk paraqiten probleme me qarkullimin e automjeteve.

Në aksin Qafë Thore-Theth po punohet me borëpastruese për të shmangur problematika me qarkullimin./tvklan.al