Një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve 18-vjeçarë ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

Si pasojë e ngjarjes të ndodhur në lagjen “Kamen” të Peshkopisë është dëmtuar me thikë 18-vjeçari me iniciale F.K. Për rastin është vënë në pranga bashkëmoshatari i tij, i riu me iniciale O.H.

“Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht dhe ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin F.K., 18 vjeç, banues në Peshkopi”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al