Një 61-vjeçar në Peshkopi ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se organizonte lojëra fati me makineta në lokalin ku punonte. Policia bën të ditur se ka referuar materiale shtesë edhe ndaj pronarit të lokalit, të arrestuar më parë për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ndërkohë blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 makineta, sëbashku me një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al