Në të gjithë vendin janë rreth 24 mijë raste aktive me Covid-19, por pavarësisht rritjes së infektimeve situata në spitalet Covid mbetet e qëndrueshme. Sipas bluzave të bardha gjatë një dite në infektiv paraqiten maksimalisht deri në 20 urgjenca.
Edhe pse numri i të shtruarve në dy spitalet e dedikuara për pacientët me koronavirus është më pak se 140 pacientë, vdekjet mbeten të larta. Gjatë 20 ditëve të para të Janarit kanë ndërruar jetë 69 pacientë nga Sars Cov 2, mesatarisht i bie 3 humbje jete çdo ditë, ose 3% e të shtruarve. Dita me vdekshmërinë më të lartë për këtë muaj ka qenë 14 Janari, ku humbën jetën 7 persona, ose 5.2% e të shtruarve në spital. Ardhja me vonesë në spital dhe kurimi i gabuar në banesë janë shkaktarët kryesor të vdekshmërisë.
Edhe pse të infektuarit në 95% të rasteve janë me Omicron, në spitale të shtruarit sipas mjekëve janë vetëm me Delta. Ndërkohë që shqetësim për mjekët infeksionistë mbetet rritja e të shtruarve në grupmoshën 25-30 vjeç. Sipas mjekëve, 80% e pacientëve të shtruar në spitalin infektiv janë të pavaksinuar.
Klan News