“Shtatë arsye për të vizituar Shqipërinë”.

Me këtë titull e përditshmja britanike

“Metro”

 fton turistët të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë.

Dhe arsyeja e parë është zbavitja. Sipas

“Metro”

në Dhërmi mund të kërcesh gjithë natën. Arsyeja e dytë eksplorimi i rivierës. 265 kilometra plot surpriza e  gjire të pazbuluar.

Zbulimi i një bote antike është arsyeja e tretë.

“Metro”

rekomandon turistët britanike të vizojnë Butrintin dhe Beratin.

E shkuara komuniste e vendit tonë ngjall kuriozitet, ndaj dhe gazeta fton turistët të vizojnë muzetë që tregojnë historinë apo edhe sekretet e komunizmit.

Kryeqyteti shumëngjyrësh, një kokteil në baret e shumtë në zonën e ish bllokut, janë një tjetër arsye për të vizituar Shqipërinë. Nuk mund të mungonte kuzhina.

“Metro”

sugjeron pjatat tradicionale.

Të fundit por jo për nga rëndësia janë malet tona, bukuria e tyre e egër dhe aventura që të ofron një ngjitje në veri.

Tv Klan