Shtatë të plagosur është bilanci i dy aksidenteve në vend. Në afërsi të urës me harqe në Rrugën e Kombit u përplasën 2 mjete, një foristradë dhe një autoveturë me targa të Kosovës. Për pasojë, u plagosën 6 persona mes te cilëve, 4 gra.
Ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit dhe sipas mjekëve, disa prej tyre kanë marrë dëmtime të shumta.
Policia ka nisur hetimet dhe nga veprimet e para rezulton se shkak është bërë parakalimi i gabuar.
Aksidenti tjetër u regjistrua në aksin rrugor Fier- Seman, pranë vendit të quajtur Fermë – Çlirim. Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe njëra prej tyre përfundoi në kanalin buzë rrugës.
Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime dhe është dërguar menjëherë pranë Spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Klan News