INSTAT: Grupmosha 45-59 vjeç, më problematike
Shkurti i këtij viti është mbyllur me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore të ndodhura në po të njëjtin muaj në 5 vitet e fundit.
Sipas INSTAT, në Shkurt janë regjistruar 108 aksidente, duke njohur kështu një rritje me 23% në krahasim me vjet. Për pasojë edhe numri i viktimave është më i larti i 5 viteve të fundit, duke lënë pas 149 të vrarë dhe të plagosur.
Për shkurtin, në 80% të rasteve shkak për aksidentet është bërë sjellja e shoferëve. Shumica e tyre janë kryer nga grupmosha 45-59 vjeç.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri më i lartë i ngjarjeve rrugore është në qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Për pasojë ky dy mujor i parë i 2024-ës rezulton më i përgjakuri, të paktën prej vitit 2017.
Tv Klan