Tetë persona kanë humbur jetën në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19.

Ndërsa janë konfirmuar 136 persona pozitiv të infektuar me koronavirus.

Ndërsa janë shëruar 131 pacientë, duke e çuar në total numrin e personave të shëruar në 8788.

Rastet pozitive të infektuar me Covid-19 janë në Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti. /tvklan.al