410 infektime ditore, gati 70 % e tyre në Tiranë
8 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin, duke e çuar në 598 numrin total të fataliteteve që nga nisja e pandemisë në vendin tonë. Autoritetet shëndetësore bën të ditur se në 24 orët e fundit se kanë humbur jetën 2 qytetarë nga Tirana, 2 nga Elbasani dhe nga një qytetar nga Kavaja, Kurbini, Kuçova dhe Fieri.
Në spitale situata mbetet problematike, teksa numri i personave të shtruar dhe që kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor është rritur sërish. Ministria e Shëndetësisë raportoi se aktualisht në 3 spitalet Covid po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
Ndërkohë që numri i infektimeve ditore ka pësuar një rënie të lehtë, krahasuar me ditët e mëparshme. Nga 2044 testime të kryera janë konfirmuar pozitiv me SARS-COV2, 410 qytetarë, duke e çuar në mbi 13 mijë numrin e rasteve aktive në gjithë vendin.
Tirana vijon të mbetet vatra më e nxehtë e përhapjes së virusit, me afro 70 përqind e rasteve ditore, pas vijnë Durrësi me 15 raste, Elbasani me 13 raste dhe Shkodra me 10 raste. Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, ndërsa numri total i personave që e kanë fituar luftën me Covid deri më tani ka shkuar në 12 574.
Tv Klan