Ekspertët paralajmërojnë shtim të të infektuarve
Serbia ka shënuar viktimën e nëntë nga virusi korona duke i regjistruar dy viktima për një ditë. Ky rast ka ndodhur në krahinën e Vojvodinës dhe për shtypin është verifikuar nga institucionet në Novi Sad. Numri i të infektuarve është duke u rritur në 70-80 raste në ditë.
Qeveria ka frikë se është vetëm fillimi i një situate të rëndë. Vazhdon karantina, por masat mund të radikalizohen së shpejti. Ekspertët paralajmërojnë se epidemija pritet të shtrihet edhe më shpejt.
“Ende kemi një intenzitet tre herë më të ulët se sa disa vende kur kanë arritur maksimumin. Por, ne ende nuk e kemi arritur këtë maksimum”.
“Sistemi ynë shendetësor është duke u përgatitur për skenarin më të keq të mundshëm. Ne shpresojmë që kapacitetet që kemi përgatitur nuk do të na duhen”.
Për të radikalizuar masat e izolimit dhe për të liruar kapacitet në spital janë duke diskutuar Kryeministrja Ana Brnabic dhe Presidenti Aleksandar Vuçiç. Hapat që mund të merren është shkurtimi i kohës kur mund të dilet dhe mbyllja e qyteteve që konsiderohen si zona të rrezikuara e që tani konsiderohen disa qytete.
Mjekët kanë arritur të kryejnë një lindje në kushte të jashtëzakonshme pasi nëna ishte e infektuar. Por, mbi 40 pacientë janë shëruar.
Tv Klan