Shkon në 1.7 milionë numri i viktimave
COVID-19 arriti një tjetër shifër të re të lartë globale prej mbi 80 milionë të prekurish, mes të cilëve numërohen më shumë se 1.7 milionë viktima.
Mbi 70% e të infektuarve që prej nisjes së pandemisë janë shëruar. Infektimet ditore globale shënuan nivelin më të ulët prej fillimit të Nëntorit prej mbi 451 mijë rastesh. Niveli më i ulët i të njëjtës periudhe u shënua edhe për vdekjet.
Infektimet më të larta ditore për këtë 24 orësh në Europë i ka Britania e Madhe me mbi 34 mijë raste, për shkak edhe të qarkullimit të variantit të ri të koronavirusit i cili mendohet të jetë më ngjitës.
Megjithatë në Itali dhe Francë, ku po ashtu mendohet se ka nisur të qarkullojë i njejti variant, infektimet janë në nivele të ulta.
Këtë 24-orësh, infektimet kanë rënë ndjeshëm edhe në Gjermani krahasuar me rekordet e vendosura këtë javë që kapërcenin 30 mijë raste ditore.
Tv Klan