Përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë. Me vendim të Këshillit të Ministrave, ky vit është cilësuar  Jubilar Mbarëkombëtar.

Në këtë 29 Nëntor nderohen dhe respektohet vepra e dëshmorëve dhe veteranëve.

Si çdo vit drejtuesit më të lartë të shtetit do të organizojnë ceremoni nderimi në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ndërsa përkujtim për dëshmorët do të ketë edhe në rrethe të tjera të vendit.

Ky vit shërben për të përkujtuar një përvjetor të rëndësishëm të përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazi-fashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur është në rrezik.

Për këtë vit jubilar është miratuar edhe një logo e veçantë ku përmban Monumentin “Nëna Shqipëri”, por nga dora e nënë është hequr simboli i gjethes së dafinës me yllin dhe është vendosur flamuri.

Klan News