Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar festën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se është koha për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.
“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.
Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.
Shqipëria feston sot 80-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë, teksa një ditë më parë u shënua 112-vjetori i Pavarësisë së vendit tonë.
/tvklan.al