Në Kosovë kanë ndërruar jetë 9 persona në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19. Të dhënat janë bërë të ditura nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

Gjithashtu, nga 455 testime që janë kryer gjatë një dite, 169 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 12.337 raste, nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 197 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.346 raste. /tvklan.al