Këto filmime të kamerave të sigurisë dëshmojnë fuqinë e lëkundjeve të tërmetit që goditi mëngjesin e kësaj të marte Kinën jugperëndimore.
Nga bilanci i deritanishëm rezultojnë 95 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur. Pritet shifrat të shtohen në orët në vazhdim, teksa ekipet e emergjencës po përiqen të shpëtojnë sa më shumë jetë njerëzish të mbetur mes rrënojave të shumta.
Lëkundja më e fuqishme kishte një magnitudë 7.1 të shkallës Rihter me epiqendër në rajonin malor të Tibetit në një thellësi prej jo më shumë se 10 kilometrash nën sipërfaqe. Tërmeti i shoqëruar edhe me paslëkundje të forta goditi edhe qytetin e shenjtë budist të Shigatsesë.
Autoritetet kineze thanë se mbi 1 mijë banesa janë shkatërruar ose dëmtuar. Kërkimet për të mbijetuar vështirësohen edhe për shkak të temperaturave të ulëta që pritet të arrijnë në mbrëmje deri në minus 18 gradë Celcius.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Nepalin fqinjë.
Tv Klan