Dëgjojmë shpesh personazhe publike teksa flasin për vështirësitë e të bërit karrierë, madje edhe për kompromiset që duhet të bëjnë për ta arritur. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur artistë të ndryshëm kanë deklaruar se iu është dashur të flenë me eprorët e tyre për t’iu hapur dyert.
E duke marrë shkas nga kjo, drejtuesi i “Xing me Ermalin” në Tv Klan pyeti me humor të ftuarin e tij, aktorin Bujar Asqeriu nëse i është dashur të “shesë” trupin për një rol. Aktroi pranoi se edhe vite më parë ndërhyrjet dhe miqësitë funksiononin.
Ermal Mamaqi: A të është dashur të shesësh trupin për të marrë një rol?
Bujar Asqeriu: Të jap ndonjë kilogramë mish?
Ermal Mamaqi: Ka pasur kështu historish atëherë apo ka qenë kështu drejt e drejt?
Bujar Asqeriu: Unë them se në atë periudhë kishte ndërhyrje dhe miqësi. Krijohen raporte mes regjisorit dhe një grupi aktorësh të caktuar. Është njëlloj si futbolli, kur ikën një trajner në një ekip tjetër merr edhe futbollistë. Kështu është kjo punë, bazohet edhe në simpati personale.
/tvklan.al