Haradinaj dhe Ahmeti zyrtarizojnë bashkëpunimin para zgjedhjeve
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti bashkohen në një koalicion parazgjedhor.
Krerët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate ranë dakord për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme.
Këshillat drejtuese të dy partive pranuan idenë e koalicionit të përbashkët.
Koalicioni AAK-PSD është i pari koalicion i zyrtarizuar.
Pritet që Presidenti Thaçi të përcaktojë një datë për zgjedhjet e reja, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të procesit që po zhvillon Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë.
Tv Klan