“Together” ose “Bashkë” është ekspozita e radhës e piktorit të mirënjohur Abaz Hado që vazhdon traditën e të sjellurit një ekspozitë të përbashkët me piktorin e popullit dhe profesorin, Guri Madhi.
Edhe pse nuk është më mes nesh, Guri Madhi ka lënë një trashëgimi të pasur, të cilën ish-studenti i tij, Abaz Hado zgjedh ta ekspozojë për publikun duke i gërshetuar me pikturat e tij. Në fund, në këtë mori tablosh ajo që shquhet është tradita dhe pikëtakimet e dy brezave që kanë pikturuar në kohë të ndryshme.
Kjo traditë që vazhdon, nuk është gjë tjetër veçse një moment emocionues dhe i rëndësishëm për Hadon që qëndron përkrah piktorit të shquar me veprën e tij.
Ngjyrat e forta, karakteret plot dritë dhe realiste dhe prezenca e natyrës mbush hapësirën, ndërsa vetë penelat e Hados kërkojnë nuancat dhe ngacmimet që ai merr nga e përdishmja, duke i riformatuar me ndjesitë e tij.
Mbesa e piktorit Guri Madhi, Gea Madhi, tregon se sa ka ndikuar trashëgimia e gjyshit tek ajo. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për tre javë në Maritim Plaza Hotel Tirana.
Tv Klan