Një pikturë e Guri Madhit e vitit 1986 është bërë pjesë e Muzeut të Futbollit Gjerman në Dortmund, i çelur me rastin e Kampionatit Europian.
E titulluar “Kur nuk shkojnë në stadium” ajo është renditur mes veprave të ekspozitës “In motion, Art & Football” që gërsheton botën e futbollit dhe të artit. Pamjet i ka publikuar kryeministri Edi Rama.
Në një sipërfaqe prej rreth 1 mijë metrash katrorë, ai është një instalacion hapësinor që mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit me modernizmin europian të shekullit të 20-të.
Tv Klan