Në natyrën e piktorit Abaz Hado, e cila të përçon vetë jetën prehen pemët dhe trungjet, që mbajnë edhe titullin e ekspozitës së tij “Trunks and Trees”. Edhe pse peizazhet e qeta dominojnë tablotë, ndonëse nuk është aty, prapë se prapë njeriu ndihet në bashkëveprimin me tokën.
Piktori i mirënjohur, ekspozitën e vendos në një hapësirë më të madhe se galeritë, në Piramidën e Tiranës, ku bashkëveprimi me njeriun është më i madh dhe i pashmangshëm. Është ky qëllimi i ekspozitës, për t’i kujtuar atij se natyra ka një shpirt që duhet t’ia ruajmë dhe njësoj siç bëjmë me jetën.
Abaz Hado, me këtë ekspozitë të fundit sjell dhe risinë dhe atë që çdo ditë e më shumë po bëhet e pashmangshme, ndërveprimin e artit pamor me inteligjencën artificiale.
Ekspozita “Trunks and Trees” do të qëndrojë e hapur deri më 10 Maj.
Tv Klan