Lajme Arkiva 2003
Debatet dhe opinionet rreth çeljes së ekspozitës së përvitshme “Nëntori”, duket se kanë prekur edhe njëherë mediat shqiptare. Ashtu si dhe vitet e kaluara, kjo ekspozitë është vënë në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një lloj ndërthurjeje, deri diku jo fort të goditur të artit tradicional figurativ shqiptar dhe atij modern.
Por në ndryshim nga vitet e tjera, këtë vit punët e paraqitura në këtë ekspozitë edhe pse kanë kaluar nëpër një lloj seleksionimi nga ana e kuratorëve të Galerisë së Arteve nuk kanë mundur të rrinë natyrshëm pranë njëra tjetrës.
Sipas drejtuesve të Galerisë, ajo ka patur padyshim brenda saj prurje vlerash për pikturën shqiptare, por kësaj ekspozite i mungon një bosht i denjë mbi të cilën të ndërtojnë.
Abaz Hado: “Ne mendojmë që sivjet ne patëm një ardhje shumë më dinjitoze në artistë, por mendoj se muratori duhet të ketë një platformë, unë këtë e kam konstante, kam diskutuar me ta dhe besoj se në të ardhmen kjo është një rrugë e domosdoshme sepse nuk mund të shkohet më me lëvizje të tilla, ato që thamë. Dhe kjo mund të pranohet se nëse do të jetë një grupim të artistëve të rinj do të jetë një grupim i cili mund të jetë një pavijon i vetëm dhe mund të pasurohet kjo lloj ekspozite”.
Galeria e Arteve është shprehur gjithashtu e hapur ndaj të gjithë piktorëve që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, mungesa e të cilëve ka qenë e theksuar këtë vit në ekspozitën Nëntori.
“Sot janë shumë të lirë të gjithë artistët, të pakën Galeria Kombëtare e ka dhënë këtë ide për ta diskutuar që kush krijon ekseset, kush ka sipërmarrje dhe kush ka krijuar aksese në krijimtari, vlera, është i lutur dhe i detyruar të nxjerrë veten e tij para publikut, sigurisht ne ngulim këmbë gjithmonë te krijimi i vlerave./tvklan.al