Shqipëria është vendi që ofron plazhe ëndrrash dhe shpenzimet e përditshme gjatë udhëtimit  nuk do të jenë stratosferike.

Kështu shkruan revista spanjolle “Actualidad Viajes” e cila  ka evidentuar rivierën Shqiptare  që ofron plazhe të mrekullueshme me ujëra të pastër kristal dhe limane të vegjël të rrethuar nga shkëmbinj.

Përzgjedh pikat turistike si Himara, Borshi, Piqeras, Qeparo dhe Lukova. Në të gjitha këto destinacione gjenden plazhe spektakolare, hotele dhe restorante të mira.

“Kryeqyteti” i Rivierës Shqiptare per median spanjolle është Vlora, një qytet me gati 100 000 banorë që ka një trashëgimi historike të pasur. Në artikull rekomandohet të vizitohet muzeu i Pavarësisë si dhe muzeu Etnografik. Xhamia e Muradies, e cila u ndërtua në shekullin e XVI dhe që i ka rezistuar luftërave dhe tërmeteve është një tjetër vend që rekomandohet të vizitohet.

Për ata që duan të shohin më shumë pika të tjera turistike janë Berati dhe Gjirokastra, dy qytete që premtojnë një udhëtim emocionues përmes traditës nga mrekullitë e lashta te thesaret artistike, duke i bërë ato një zgjedhje fantastike për udhëtarët.

Klan News