Një spital kontrovers për të infektuarit me COVID-19 po ndërtohet në pistat e aeroportit “Ataturk” të Stambollit.
Ky aeroport, dikur një nga kryesorët për qytetin me 16 milionë banorë, ka qëndruar i mbyllur për udhëtarët për afro një vit tashmë, pasi vendin e tij e zuri objekti i ri. Ai është përdorur vetëm për fluturime e transportit të mallrave dhe për zyrtarë të qeverisë.
Spitali i ri për pacientët me COVID-19 po ndërtohet në dy nga tri pistat e tij, duke tërhequr kritika nga kryetari i Bashkisë së Stambollit, i cili tha se mund të jetë ende i nevojshëm në raste urgjente si tërmetet.
Kryetari i Bashkisë, Ekrem Imamoglu akuzoi qeverinë se po e shkatërron qëllimisht aeroportin.
Turqia aktualisht ka 82.329 raste të konfirmuara me koronavirus, duke tejkaluar kështu Iranin, vendin me më shumë raste të konfirmuara me COVID-19 në Lindjen e Mesme, dhe vetëm 406 më pak se rastet e raportuara në Kinë, vendi nga e ka edhe origjinën sëmundja infektive.
Klan Plus